• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aeroportet në Damask dhe Alepo janë jashtë funksionit pas sulmeve izraelite, njoftuan mediat shtetërore siriane

Aeroportet në Damask dhe Alepo janë jashtë funksionit pas sulmeve izraelite, njoftuan mediat shtetërore siriane

Damask, 22 tetor 2023 (MIA) - Izraeli sot paradite ka kryer sulme me raketa mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo dhe i ka asgjësuar, informuan mediat shtetërore siriane. Në sulm ka ndërruar jetë një punëtor civil.

"Rreth orës 05:25, amriku izraelit ka kryer sulm ajror mbi aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Alepo, me çka humbi jetën një i punësuar në aeroportin në Damask, ndërsa një tjetër është plagosur", deklaroi një burim ushtarak sirian, i cituar nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA. "Dëmi material pistat e aeroporteve i la jashtë përdorimit", njoftoi burimi i njëjtë. 

Fluturimet e rregullta deri dhe nga aeroportet në Damask dhe Alepo janë të ridrejtuara drejt aeroportit ndërkombëtar në Lataki, njoftoi Ministria siriane e Transportit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR