• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aeroplani në Kuantas bënë ulje të sigurt në Pert me defekt të një prej motorëve

Aeroplani në Kuantas bënë ulje të sigurt në Pert me defekt të një prej motorëve

 Pert, 26 mars 2024 (MIA) - Pilotët e linjës ajrore australiane Kuantas ervejs kanë zbarkuar në mënyrë të sigurtë në Pert pavarësisht dështimit të njërit prej dy motorëve.

Pilotët e aeroplanit Erbas A330-200, në linjën Melburn-Pert, kanë kërkuar leje për një ulje prioritare mbrëmjen e së hënës, të cilën e bënë me sukses duke përdorur motorin e mbetur.

Inxhinierët e Kuantas po hetojnë shkakun e defektit, ndërsa linja ajrore falënderoi pasagjerët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.

Defektet e motorit janë të rralla, por aeroplanët me dy motorë janë krijuar për të fluturuar vetëm me një, për çfarë janë trajnuar pilotët. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR