• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Aeroplani i Blinkenit u ul në Paris për shkak të defektit, për në Bruksel udhëtoi me makinë

Aeroplani i Blinkenit u ul në Paris për shkak të defektit,  për në Bruksel udhëtoi me makinë

Bruksel, 3 prill 2024 (MIA)  - Aeroplani me të cilin fluturonte sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinkeni duhej të ulet në Paris për shkak të defektit mekanik,  kështu që ai dhe delegacioni amerikan në takim në selinë e NATO-s kanë ë udhëtuar me makinë. 

Në takimin e shefave të diplomacive së Aleancës, që fillon sot në Bruksel, Blinkeni është larguar me makinë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, raportuan mediat britanike. 

 Blinkeni kishte një problem  me aeroplanin edhe  kur mbërriti në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, për shkak të të cilit iu desh të qëndronte në Zvicër më shumë se sa ishte planifikuar.

Me rastin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, sot në Bruksel fillon takimi dyditor i ministrave të punëve të jashtme të anëtareve të saj. 

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR