Aeroplanët izraelitë përsëri granatuan caqe në Siri
- – Aeroplanë ushtarakë izraelitë gjatë natës së kaluar kanë kryer rreth 40 sulme ajrore ndaj ish punkteve ushtarake siriane në rrethinën e Damaskut, informoi DPA.
- Post By Fitore Curri
- 14:41, 14 dhjetor, 2024
Tel Aviv, 14 dhjetor 2024 (MIA) – Aeroplanë ushtarakë izraelitë gjatë natës së kaluar kanë kryer rreth 40 sulme ajrore ndaj ish punkteve ushtarake siriane në rrethinën e Damaskut, informoi DPA.
Opservatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani të Madhe njoftoi se ushtria izraelite ka shkatërruar disa caqe, duke përfshirë edhe qendrën hetuese në veri të Damaskut.
Janë goditur 28 lokacione rreth malit Kalamun, 90 kilometra në veri të Damaskut. Aeroplanët izraelitë shkatërruan depo për armë, aeroport ushtarak dhe tunele nëntokësore.
Që nga rrëzimi i presidentit Bashar Asad, forcat izraelite ajrore shpesh po kryejnë sulme masive ajrore ndaj caqeve ushtarake në Siri. fc/
Fotografia: EPA