Aeroplanët izraelitë mbrëmë kanë goditur rreth 30 pozicione të Hezbollahut në Libanin jugor
- Aeroplanët luftarakë izraelitë gjatë natës goditën rreth 30 raketahedhës të Hezbollahut dhe infrastrukturë tjetër në Libanin jugor, kumtoi sot armata izraelite.
- Post By Fami Bajrami
- 09:20, 11 shtator, 2024
Tel Aviv, 11 shtator 2024 (MIA) - Aeroplanët luftarakë izraelitë gjatë natës goditën rreth 30 raketahedhës të Hezbollahut dhe infrastrukturë tjetër në Libanin jugor, kumtoi sot armata izraelite.
Sipas IDF, sulmet u kryen në qytetet Xhebein, Nakura, Deir Serijan dhe Zibkin, publikoi "Tajms of Izrael".
Armata izraelite shtoi se lëshuesit e Hezbollahut dhe objektivat e tjerë "paraqitën një kërcënim për civilët izraelitë".
Në shkëmbimin e mëparshëm të zjarrit javën e kaluar më shumë se 50 raketa u hodhën nga Libani drejt rajonit të Galilesë dhe qytetit Kirjat Shmon, në veri të Izraelit.
Përgjegjsinë për sulmin e mori grupi militant libanez Hezbollah, duke përmendur një sulm izraelit në qytetin Furun, në të cilën u vranë tre përkujdesës. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s