• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aeroplanët amerikanë për të gjashtën herë me radhë i kanë sulmuar Huthët në Jemen

Aeroplanët amerikanë për të gjashtën herë me radhë i kanë sulmuar Huthët në Jemen

Uashington, 20 janar 2024 (MIA) - Aeroplanë ushtarak amerikane kanë sulmuar pozita të kryengritësve Huthi në Jemen dhe i kanë shkatërruar minahedhësit, të cilat ishin të gatshme për lansimin e raketave, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.

Përfaqësuesi zyrtar tha se sulmet, të gjashtat më radhë, janë kryer dje me aeroplanë F/A-18, të cilat kanë fluturuar nga bartësi amerikan i aeroplanëve "Duajt Ajzenhauer".

Kanali satelitor informativ "Al Masira", me të cilin menaxhojnë Huthët, dje publikoi se janë kryer sulme ajrore ndaj qytetit-port Hodeida, ndërsa cak ka qenë dhe lagja Al Xhabana në pjesën perëndimore të qytetit.

Ende nuk u kumtua se kush kanë qenë caqet e këtyre sulmeve të fundit amerikane.

Huthët pohojnë se qëllimi i sulmeve të tyre ndaj anijeve amerikane dhe izraelite është të ndalet lufta kundër Hamasit në Rripin e Gazës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR