• e enjte, 26 dhjetor 2024

Admirali Radakin: Putin nuk dëshiron konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n

Admirali Radakin: Putin nuk dëshiron konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n

Londër, 3 qershor 2024 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë britanike, admirali Toni Radakin, sot deklaroi se presidenti rus, Vlladimir Putin nuk dëshiron konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n dhe luftë bërthamore, vlerëson se Ukraina do të fitojë në luftën me agresorin rus.

Në intervistën me rastin e 80-vjetorit të betejës së Normandisë, admirali Radakin i krahasoi përpjekjet e aleatëve kundër Gjermanisë naziste me mbështetjen e deritanishme të Perëndimit për Ukrainën.

"Ajo është luftë ekonomike. Ajo është luftë logjistike. Ajo është luftë e prodhimtarisë industriale dhe vullnetit politik", tha Radakin, duke shtuar se Rusia nën kontroll të vetin ka 11 për qind të terrritorit ukrainas përkundër 17 për qind të territorit që e kontrollonte në mars të vitit 2022.

Në pyetjen nëse është i sigurt se Ukraina do ta fitojë luftën, Radakin tha se është "shumë i bindur" se kjo do të ndodhë.

"Deri në fund të qershorit humbjet e përgjithshme të Rusisë do të jenë 500.000 njerëz, të plagosur dhe të vrarë. Tashmë i kemi kaluar 800 ditë në luftën që Putini proste të zgjasë tre ditë", tha ai. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR