Admirali Kuper: Irani drejtpërdrejtë i përfshirë në sulmet e huthëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq
- Irani ka qenë "drejtpërdrejtë i prëfshirë" në sulmet e huthëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit, deklaroi admirali Bred Kuper, komandant kryesor i marinës amerikane në Lindjen e Afërt.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:43, 22 janar, 2024
Jerusalem, 22 janar 2024 (MIA) - Irani ka qenë "drejtpërdrejtë i prëfshirë" në sulmet e huthëve jemenas ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit, deklaroi admirali Bred Kuper, komandant kryesor i marinës amerikane në Lindjen e Afërt.
Kuper nuk e akuzoi Teheranin zyrtar se qëndron drejtpërdrejtë prapa sulmeve të huthëve, por pohon se sulmet lidhur me Iranin janë rritur në rpaort me peridhën e kalaur dhe se janë zgjeruar nga kërcënimi vetëm për Gjirin persik afër ujërave të Lindjes së Afërt.
Misioni i Iranit në KB nuk iu përgjigj menjëherë pohimeve të Kuperit, as kryesia e huthëve në kryeqytetin e Jemenit, Sanë.
Komandanti i marinës e ceki kërcënimin nga të plotfuqishmit iranianë nga Deti i Kuq drejt pjesëve të largëta të Oqeanit paqësor. SHBA-ja e akuzon Irnain për sulmet e paradokohshme ndaj anijeve me fluturake pa pilot.
Nga nëntori, huthët e mbështetur nga Irani kryen së paku 34 sulme ndaj anijeve në rrugët detare që çojnë drejt Kanalit të Suezit, rutë kryesore për ngarkesa nga Azia dhe Lindja e Afërt drejt Evropës.
Huthët, grup shiit kryengritës i cili e kontrollon Sanën prej vitit 2014, është në luftë me koalicionin e kryesuar nga Arabia Saudite i cili e mbështetë qeverinë zyrtare të Jemenit me seli në qytetin port të Adenit. ab/
Foto: МIА arkivi