• e premte, 27 dhjetor 2024

Admirali Bauer: NATO-s i duhet një transformim ushtarak

Admirali Bauer: NATO-s i duhet një transformim ushtarak

Bruksel, 17 janar 2024 (MIA) - Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer i ka bërë thirrje sektorit publik dhe privat të Perëndimit të përgatiten për një epokë në të cilën mundë të ndodhë në çdo kohë, përfshirë edhe luftën. 

"NATO-s i nevojitet transformim ushtarak", tha admirali holandez në hapjen e takimit dyditor të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel.

Ai tha se qeveritë dhe kompanitë nga Aleanca kanë jetuar në kohën kur gjithçka ishte e parashikueshme dhe mundej të kontrollohet.

"Nga invazioni rus në vitit 2022 anëtaret e NATO--s duhet t'i përshtaten një epoke në të cilën çdo gjë mund të ndodhë në çdo kohë, një epokë në të cilën ne duhet të presim të papriturën, në të cilën duhet të fokusohemi te efikasiteti që të jetë vërtet efektiv", tha Bauer. 

Admirali foli në një kohë kur ndihma ushtarake për Ukrainën nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian ose është bllokuar ose ngadalësuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Ai premtoi se ndihma e NATO-s për Ukrainën do të vazhdojë. 

"Ukraina do ta ketë mbështetjen tonë çdo ditë të ardhshme, sepse rezultatet e kësaj lufte do të vendosin për fatin e botës”, tha ai.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëroi dje Perëndimin që të mos hamendet rreth ndihmës për Kievin, pasi kjo mund ta zgjasë luftën me vite. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR