• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Administrata e Bajdenit do t'u bëjë thirrje amerikanëve të vaksinohen kundër Kovid-19

Administrata e Bajdenit do t'u bëjë thirrje amerikanëve të vaksinohen kundër Kovid-19

Uashington, 21 gusht 2023 (MIA) - Administrata e Bajdenit planifikon t'u bëjë thirrje amerikanëve ta marrin dozën shtesë të vaksinës kundër "Kovid-19" këtë vjeshtë, me qëllim të përballimit të valës së re të infektimeve, deklaroi një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë.

Përfaqësuesi zyrtar tha se qendrat për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve raportojnë për rritjen e infektimeve dhe pranimin e pacientëve nëpër spitale për shkak të përhapjes së koronavirusit, por shtoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ende është i ulët.

Të enjten, "Moderna" kumtoi se të dhënat e para tregojnë se vaksina e re e saj kundër "Kovid-19" është efikase kundër nënvariantet e viruseve "Eris" dhe "Fornaks" te personat e infektuar.

Moderna, Novavaks, Fajzer dhe partneri gjerman Bionet SE, krijuan versione të vaksinave të tyre të dedikuara për nënvariantin HVV.1.5.

Në pritje të miratimit të rregullatorëve shënderësorë në SHBA dhe Evropë, kompanitë presin që versionet e reja të vaksinës të jenë të qasshme në javët e ardhshme për sezonin e vjeshtës të vaksinimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR