• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Administrata e Bajdenit është e shqetësuar për shkak të tentimit të Hezbollahut për të sulmuar Tel Avivin

Administrata e Bajdenit është e shqetësuar për shkak të tentimit të Hezbollahut për të sulmuar Tel Avivin

Uashington, 25 shtator 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, e cilësoi tentimin e Hezbollahut për të lansuar raketë balistike drejt Tel Aviv si "mjaftë shqetësuese".

Izraeli kumtoi se ka shkatërruar raketën nga Hezbollahu - që do të ishte një sulm i paprecedent nga ana e këtij grupi militant, i cili arriti thellë në qendrat komerciale të Izraelit dhe shënoi një hap të ri në eskalimin e konfliktit.

Hezbollahu sot konfirmoi se me raketë është gjuajtur selia e Mosadit, në Tel Aviv.

"Ajo është gjithsesi shqetësuese, padyshim për izraelitët, por edhe për neve, pasi, ashtu siç tha sekretari i Shtetit (Entoni) Blinken, ne me të vërtetë kemi punuar që nga fillimi i këtij konflikti për të parandaluar që ai të përshkallëzohet dhe thellohet, veçanërisht në kufirin midis Izraelit dhe Hezbollahut", tha Kirbi në deklaratë për Si-En-En.

Kirbi, po ashtu shtoi se propozimi në tryezë është izraelit.

"Ky është propozimi i kryeministrit dhe ekipit të ti, dhe ata ende po flasin me ne për ecurinë e tij. Pengesa kryesore është zotëri Sinvar", shtoi ai.

Jahja Sinvar është lider i Hamasit.

Sot paraprakisht, Blinken kumtoi se Hamasi se tashmë disa javë nuk ka marrë pjesë në negociatat për armëpushim në Gazë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR