• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ademi: Është e palejueshme që të miratohen ndryshimet ligjore sipas shembullit të Penales, pa u konsultuar fella gjyqësore

Ademi: Është e palejueshme që të miratohen ndryshimet ligjore sipas shembullit të Penales, pa u konsultuar fella gjyqësore

Shkup, 18 shtator 2024 (MIA) - Është e palejueshme që të miratohen ndryshime ligjore, të cilët janë drejtpëdrejtë ose indirekt të ndërlidhur me gjyqësinë, siç ka qenë shembulli me Kodin penal, pa e dëgjuar mendimin e gjykatësve, sepse kjo jo vetëm që nuk shkaktkon jotransparencë të procesit, por edhe pasoja të padëshiruara nga aspekti i sundimit të drejtësisë, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi në prezantimin e sotëm të rekomandimeve dhe planit aksional për përmirësimin e gjendjeve në jurisprudencë, të financuara nga Ambasada e SHBA-së, në organizim të Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë".

Ademi në fjalimin e saj theksoi se nevojitet që përfundimisht të dëgjohen mendimet dhe propozimet e fellës gjyqësorer, duke theksuar se "problemet nuk zgjidhen me imponim ose me pranim të heshtjes, përkundrazi argumentimet e gjykatësve me integritet dhe qëndrim janë mjaftueshëm të qartë që të tregojnë gjendjen që i frenojnë idetë dhe proceset".

Kryetarja e Gjykatës Supreme u përqendrua edhe në rëndësinë e pavarësimit dhe rritjes së buxhetit gjyqësor, gjegjësisht buxhetit gjyqësor dhe të prokurorisë publike të mos varet nga miratimet e  aprovuara më parë dhe pajtueshmëria nga organet e pushtetit ekzekutiv.

"Një nga rekomandimet e thekson rëndësinë e pavarësimit dhe rritjes së buxhetit gjyqësor, gjegjësisht se nevojitet të bëhen ndryshime në dispozitat pozitive me qëllim realizimi i buxhetit gjyqësor dhe i prokurorisë publike të mos varet nga miratimet e marra paraprakisht dhe pajtueshmëria nga organet e pusgtetit ekzekutiv. Është a pakontestueshme që financiarishta të varet nga autoritetet tjera", tha Ademi.

Thotë se mund të flasim për respektim konsekuentë të parimit kushtetues të ndarjes së pushtetit, derisa gjyqësori lufton me problemin e mungesës së gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.

Burimet njerëzore, shtoi ai, janë shtylla kurrizore e funksionalitetit dhe garanci se qëllimet e gjyqësorit të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për Gjykatat do të përmbushen ashtu siç e kërkojnë parimet e një gjyqësori të pavarur, efikas dhe llogaridhënës.

"Nuk mund të flasim as për respektim të vazhdueshëm të parimit kushtetues të ndarjes së pushteteve, ndërkohë që gjyqësori po përballet me problemin e mungesës së gjyqtarëve dhe administratës së gjykatave. Nuk mund të flasim për respektimin e pozitës kushtetuese dhe ligjore të gjyqësorit. Burimet njerëzore janë shtylla kurrizore e funksionalitetit dhe garanci se objektivat e gjyqësorit të përcaktuara me Kushtetutë dhe Ligjin për gjykatat do të përmbushen ashtu siç e kërkojnë parimet e një gjyqësori të pavarur, efikas dhe llogaridhënës", tha Ademi.

E pranishme në aktivitetin e sotëm ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler, e cila theksoi nevojën për reforma dhe transparencë më të madhe në drejtësi. Si një nga mënyrat më të thjeshta për të rivendosur besimin në gjyqësor, Ageler tregoi transparencën e proceseve gjyqësore.

"Një nga mënyrat më të thjeshta për të rivendosur besimin në gjyqësor është t'i jepet transparencë më e madhe proceseve gjyqësore. Le të jenë këto rekomandime një thirrje për veprim dhe një plan, jo thjesht një dokument për t'u nënshkruar dhe arkivuar. Të gjithë ministrat e drejtësisë, deputetët, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, madje edhe diplomatët së bashku me gjyqtarët dhe prokurorët publikë duhet të bëjnë gjithçka që këto rekomandime të zbatohen dhe të ketë një reformë reale dhe të qëndrueshme në drejtësi", theksoi Ageler.

Rekomandimet dhe plani i veprimit për përmirësimin e situatës në gjyqësor, të bëra në kuadër të projektit “Përmirësimi i pjesëmarrjes së palëve të interesuara në procesin e reformave në gjyqësor” janë formuar pas procesit të zhvilluar konsultativ, të cilin gjyqtarët dhe prokurorët publikë e theksuan për sa i përket funksionimit të sistemit të drejtësisë.

"Filluam një proces përmes të cilit kemi dashur të ofrojmë platformën përmes së cilës gjyqtarët dhe prokurorët publikë do të jenë në gjendje të koordinohen me njëri-tjetrin, të harmonizohen për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët në lidhje me ato probleme dhe çështje të rëndësishme që ata i konsiderojnë thelbësore dhe të ofrojnë rekomandime dhënë fillimisht nga ato që i referohen ekzekutivit, pushteti legjislativ por edhe gjyqësor i vetë gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë dhe janë në drejtim të përmirësimit të efikasitetit të shpejtësisë së procedimit penal dhe natyrisht të shtetit të së drejtës. Veçanërisht ato procedime penale që publiku shpesh i ndjek dhe përmes tyre informohet për punën e gjykatave", deklaroi Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv i Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë". 

Një pjesë e rekomandimeve i referohet ndryshimit të praktikave dhe qasjes së veprimit të vetë prokurorëve publikë dhe gjyqtarëve.

Këto rekomandime, si dokument, do të përdoren më tej për përfaqësim. Nga koalicioni bëjnë të ditur se kanë caktuar disa takime me përfaqësues të shumicës së institucioneve si dhe shoqatat profesionale të punonjësve në këto institucione. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR