Abu Dabi mbyll impiantet e gazit pas interceptimit të raketave
- Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur kapacitetet e gazit në Abu Dabi pas një sulmi me raketa.
- Post By Fami Bajrami
- 08:37, 19 mars, 2026
Abu Dabi, 19 mars 2026 (MIA) – Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mbyllur kapacitetet e gazit në Abu Dabi pas një sulmi me raketa.
“Autoritetet reagojnë ndaj incidenteve në kapacitetet e gazit Habshan dhe fushën Bab, të shkaktuar nga rënia e mbeturinave dhe hasjes së suksesshme të raketave”, kumtoi qeveria e Abu Dabit herët këtë mëngjes.
“Kapacitet e gazit janë të mbyllura dhe nuk janë raportuar dëme”, theksohet në komunikatë, pa u dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën ose shkallën e dëmit.
Është e paqartë për momentin se sa kohë kapacitetet do të qëndrojnë të mbyllura, transmeton DPA.
Deklarata e publikuar nga zyra për komunikim në Abu Dabi në rrjetin social X, nuk ka precizuar se kush ka qenë përgjegjës për sulmin.
Irani vazhdimisht sulmon caqe në Emirate që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme më shumë se dy javë e gjysmë më parë.