• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abot: Teksasi vazhdon të ndërtojë barrierë në kufirin me Meksikën

Abot: Teksasi vazhdon të ndërtojë barrierë në kufirin me Meksikën

Ostin, 27 shkurt 2024 (MIA) - Guvernatori i Teksasit, Greg Abot, tha se Garda Kombëtare e këtij shteti amerikan vazhdon të ndërtojë barrierën në kufirin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

"Garda Kombëtare e Teksasit vazhdon të ndërtojë barrierë për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve. Ligji federal kërkon që administrata e Bajdenit ta bëjë këtë, por ajo nuk po e bën. Kjo është arsyeja pse Teksasi po ndërton barrierë", ka shkruar Abot në rrjetin social X.

Në muajt e fundit, një numër i madh emigrantësh të paligjshëm janë përpjekur të hyjnë në SHBA përmes kufirit meksikan, duke shkaktuar një mosmarrëveshje midis Teksasit dhe autoriteteve federale në Uashington.

Në fund të janarit, Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi të lejojë agjentët e Patrullës kufitare  amerikane të heqin një barrierë teli që autoritetet e Teksasit kishin vendosur përgjatë kufirit me Meksikën për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit.

Edhe krahas kësaj, autoritetet në Teksas vazhduan ta ndërtojnë barrierën. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR