• e diel, 29 shtator 2024

Abdixhiku ka informuar shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

Abdixhiku ka informuar shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë, 10 shtator 2024 (MIA) - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ljumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me ç'rast i uroi suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta në vend, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

"Abdixhiku, e njoftoi ambasadorin Orav lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa e prezantoi edhe programin politik 'Rruga e Re'”, theksohet në kumtesë.

Abdixhiku falënderoi shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë Aivo Orav, për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës.

Diplomati sllovak mori funksionin e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë në fillim të këtij muaji dhe deri tani është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe politikë në Kosovë.

Ambasadori Orav, i cili më herët ishte përfaqësues i përhershëm i Estonisë në BE dhe shefi i delegacioneve të Unionit në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në krye të Misionit në Kosovë e ka trashëguar diplomatin çek, Tomash Suniog. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR