• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abazoviq: Rezultatet tregojnë se Mali i Zi nuk është para falimentimit

Abazoviq: Rezultatet tregojnë se Mali i Zi nuk është para falimentimit

Podgoricë, 5 maj 2023 (MIA) - Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq deklaroi se Qeveria vitin e kaluar ka rezultat spektakolar mbi të gjitha pritshmëritë.

Qeveria ka punuar në shpejtësinë e gjashtë gjatë gjithë 365 ditëve, theksoi Abazoviq në prezantimin e rezultateve të arritura gjatë vitit të kaluar.

Ai theksoi se rezultatet tregojnë se nuk bëhet fjalë për falimentim të shtetit.

"Prodhimi i brendshëm bruto në Mal të Zi në vitin 2022 shënoi rekord prej 5,8 miliardë euro, se papunësia është ulur, ndërsa paga minimale është 450 euro, që është dukshëm më e larta në rajon, që është edhe rasti me pagën mesatare prej 771 euro", theksoi Abazoviq.

Ai shtoi se pas 40 viteve po ndërtohen institucione të reja shëndetësore, se janë krijuar kushte për ndërtimin e 33 objekteve të reja infrastrukturore, në mesin e të cilave edhe ura në Adën e Bunës, e cila do t'i lidhë Malin e Zi dhe Shqipërinë, si dhe aeroportin në Beranë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR