• e premte, 22 nëntor 2024

Abazoviq: Qeverinë e re nuk e formojnë ata që negociojnë, por qendra tjera të vendosjes

Abazoviq: Qeverinë e re nuk e formojnë ata që negociojnë, por qendra tjera të vendosjes

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot deklaroi se Qeverinë e re të Malit të Zi nuk e formojnë ata që negociojnë, por qendra të tjera të vendosjes qëllimi i së cilës është pengimi i një lufte aktive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, njofton Mina.

Abazoviqi para gazetarëve në prag të Forumit strategjik të Bledit deklaroi se pritshmëritë e tij kane qenë që Mali i Zi shumë më shpejt të formojë qeveri, por se gjërat janë komplikuar.

Ai ka thënë se nuk është i befasuar nga zhvillimet e fundit në negociatat e qeverisë.

"Qeverinë nuk e formojnë ata që negociojnë, por qendra tjera të vendosjes, qëllimi i të cilëve është pengimi i luftës aktive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka thënë Abazoviqi, transmeton "Pobjeda" e Podgoricës.

Ai nuk ka dashur të përgjigjet se kujt i referohet, por shtoi se i kishte lënë “të punojnë dhe ta sjellin procesin deri në fund”.

Sipas tij, asgjë nuk mund ta destabilizojë Malin e Zi.

"Sepse qeveria me korrektësi përmbush të gjitha obligimet ndaj qytetarëve. Kemi pasur një sezon të suksesshëm turistik, po shkojmë në sezonin pasardhës dhe kaq. Kemi dëshmuar një aftësi menaxhimi, nuk na pengon mandati teknik. Nëse dikush dëshiron të na kthejë prapa, nuk do të lejojmë, tha Abazoviqi. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR