Abazoviq: Nëse formohet qeveria e re malazeze, me kënaqësi do të jem në opozitë
- Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar sot se nëse formohet qeveria e re, partia që ai drejton do të jetë në opozitë.
Podgoricë, 26 gusht 2023 (MIA) – Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka deklaruar sot se nëse formohet qeveria e re, partia që ai drejton do të jetë në opozitë.
"Nëse formohet një qeveri e re, sigurisht që do të jem në opozitë. Unë shkoj atje me kënaqësi të madhe sepse njerëzit duhet të bëjnë diçka që realisht un nuk do të doja ta bëja, tha Abazoviq, lider i lëvizjes URA, transmetoi RTCG.
Abazoviq shtoi se është shumë i lumtur që lëvizja e tij nuk është pjesë e "diskutimit që u ngrit".
"Le të formojnë qeveri, por kur të mbarojë muaji i mjaltit, të mos ketë surpriza. Kur të përfundojë muaji i mjaltit, çfarë do të thoshin të rinjtë, do të merren kokoshka dhe pastaj do të fillojë historia#, tha Abazoviq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Podgoricë.
Ai theksoi se Mali i Zi nuk do të ketë një qeveri më gjithëpërfshirëse se e tij, duke shtuar se tani të gjithë janë të përfaqësuar në qeverinë e tij.
Ai deklaroi se nuk do ty kryejë funksionin deputet deri në zgjedhjen pushtetit të ri ekzekutiv dhe se nuk mund të japë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit pasi, siç tha ai, nuk ka kush ta zëvendësojë.
"Ligji nuk e parashikon një gjë të tillë dhe për këtë arsye sa më shepjt të zgjidhet qeveria e re. Kjo është ajo. Dikush duhet të menaxhojë vendin", tha Abazoviq.
Lëvizja “Evropa tani” e udhëhequr nga Milojko Spajiq ka mbajtur mbrëmë një mbledhje, pas së cilës është bërë e ditur se ka marrëveshje absolute mes anëtarëve të partisë për formimin e qeverisë së 44-të.
Spajiq i informoi kolegët deputetë të partisë se si do të duket Qeveria e re e Malit të Zi, kush do ta formojë atë dhe cilat do të jenë prioritetet e saj kryesore.
Në takim nuk u ftuan përfaqësuesit e CIVIS dhe Malit të Zi të Bashkuar, të cilët negociojnë veçmas me mandatarin.
Siç informon RTCG, në situatën aktuale pjesë e qeverisë së re mund të jenë PES, Mali i Zi Demokratik, partitë e pakicave dhe SNP e Malit të Zi. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s