• e premte, 08 nëntor 2024

Abazoviq me porosi për Serbinë dhe Kosovën: Përpiquni të pajtoheni, ajo është e vetmja zgjidhje

Abazoviq me porosi për Serbinë dhe Kosovën:  Përpiquni të pajtoheni, ajo është e vetmja zgjidhje

Tiranë, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri malazez, Dritan Abazoviq, e ka cilësuar vrasjen e efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga terroristët serbë një tragjedi dhe shtoi se pavarësisht sesa e rëndë është situata, pajtimi është e vetmja zgjidhje, njoftoi Top Çanel.

Ai ka vlerësuar vetëpërmbajtjen e palëve, duke shtuar se "situata të dielën mund të kishte shkuar edhe më keq".

“Tragjedi dhe vazhdimi i një politike katastrofike ballkanike… Ne mendojmë se politika e viteve 1990 duhet të marrë fund. Pra, popujt në këto treva kanë provuar gjithçka përveç pajtimit, prandaj apeli im është edhe në raport me popullit serb edhe në raport me popullin shqiptar, më në fund provoni një herë pajtimin. Ju keni provuar gjithçka, përpiquni të pajtoheni, besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ai. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR