• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abazoviq: Gjukanoviq është kundër iniciativave që janë progresive, nesër në Shkup do të takohem me Kurtin

Abazoviq: Gjukanoviq është kundër iniciativave që janë progresive, nesër në Shkup do të takohem me Kurtin
 
 
Tiranë, 28 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, deklaroi se nuk i përkrah idetë politike të presidentit të vendit të tij, Milo Gjukanoviq.
 
Ai theksoi për ABC News.al se “Gjukanoviq nuk është progresiv dhe këtu ka dallime të mëdha me tezat e tij”.
 
"Ai është kundër nismave që janë progresive. Unë nuk jam përkrahës i asaj politike, jam përkrahës i politikave pajtuese dhe kozmopolite. Kështu e shoh të ardhmen. Ata politikanë ndryshuan parimet e tyre, dhe unë nuk i ndryshova ato", tha Gjukanoviq.
 
Ai nuk e përjashton mundësinë e bashkëpunimit me të, por për këtë ka disa kushte të panegociueshme.
 
"Kushdo që do të mbështesë axhendën evropiane, integrimet evropiane, konceptin e politikës dhe marrëdhëniet më të mira të mundshme në rajon, është i mirëpritur. Kush do të mbrojë vetëm pasurinë e tij, kushdo që do të krijojë konflikte, ai nuk mund të jetë pjesë e politikës që unë po paraqes. Nëse Gjukanoviq është i gatshëm të kthehet në këtë drejtim, ai është i mirëpritur", shtoi Abazoviq.
 
Për nismën “Ballkani i Hapur”, ai thotë se “nuk ka logjikë që Kosova të jetë jashtë kësaj nisme”.
 
I pyetur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ai i vlerësoi ato si shumë miqësore dhe korrekte dhe njoftoi se nesër do të takohet me Kurtin në Shkup dhe do të diskutojë për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe propozimin franko-gjerman. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR