• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abaz: Palestinezët kanë të drejtë mbrojtjeje nga terrori i kolonëve dhe okupatorit

Abaz: Palestinezët kanë të drejtë mbrojtjeje nga terrori i kolonëve dhe okupatorit

Rramallah, 7 tetor 2023 (MIA) - Populli palestinez ka të drejtë të mbrohet nga terrori i kolonëve dhe forcave okupatore, deklaroi presidenti palestinez, mahmud Abaz pas takimit urgjent me përfaqësuesit kryesorë palestinezë të mbajtur në Rramallah të Bregut perëndimor.

Deklarata e tij pasoi disa orë pasi që hamasi filloi operacion, duke gjuajtur mijëra raketa ndaj pjesës jugore dhe qendrore të Izraelit. Luftëtarë të Hamasit u infiltruan përmes tokës dhe detit në territorin izraelit. Gjashtë orë pas fillimit të invazionit pjesëtarë të hamasit ende po luftojnë në dia lagje izraelite.

Lëvizka libaneze Hezbollah kumtoi se sulmi është porosi kundër normalizimit të marrëdhënieve.

"Raketimi masiv i Hamasit nga Rripi i Gazës ndaj Izraelit është përgjigje vendimtare ndaj okupimit rrjedhës izraelit të territoreve palestineze dhe porosi drejt atyre të cilët kërkojnë normalizim të marrëdhënieve me Izraelin", kumtoi Hezbollahu.

Ndërkohë, këshilltari i ajatollahut iranian Ali Hamnei, Rahim Sfavi e mbështeti sulmin palestinez ndaj Izraelit.

"I urojmë luftëtarët palestinezë. I mbështesim luftëtarët palestinezë deri në çlirimin e Palestinës dhe Jerusalemit", theksoi Safavi.

Sulmi i papritur, masiv i Hamasit në festën hebraike Simhat Toru i përkujtoi izraelitët për luftën e tetorit të vitit 1973, kur u sulmua shteti hebraik, në Ditën e pendimit (Jom Kipur). Dje u bënë 50 vite nga ajo luftë.

pesëdhjetëvjetori i asaj lufte ishte dje. Ekspertët theksuan se sulmi është rezultat i thirrjeve të kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe aleatët ultra-djathtistë për aksion proagresiv kundër kërcënimeve nga Rripi i Gazës.

Komentuesit politik e kritikuan Qeverinë se nuk ka paraparë sulm të koordinuar nga Hamasi, me ç'rast së paku 22 persona, ndërsa mbi 500 janë lënduar.

Netanjahu paraprakisht kumtoi se Izraeli është në luftë, ndërsa armata izraelite shpalli gatishmëri ushtarake dhe filloi operacionin "Shpatat e hekurta" ndaj Rripit të Gazës. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR