• e hënë, 08 korrik 2024

Abasi: Palestinezët po përballen me një luftë gjenocidale të pashembullt

Abasi: Palestinezët po përballen me një luftë gjenocidale të pashembullt

Riad, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, duke folur në samitin e përbashkët të jashtëzakonshëm islamo-arab në kryeqytetin saudit Riad, theksoi se palestinezët po përballen me një "luftë të pashembullt gjenocidale".

Ai i   bëri thirrje SHBA-së të bëjnë presion ndaj Izraelit që ta ndëpresë ofensivën e tij në Rripin e Gazës. 

 Abasi gjithashtu tha se palestinezëve u nevojitet mbrojtje ndërkombëtare nga sulmet izraelite.

 "Amerika është përgjegjëse për atë që nuk ka një zgjidhje politike për konfliktin e Lindjes së Mesme. Do t'i ndjekim penalisht kriminelët e luftës në gjykatat ndërkombëtare, ndërsa SHBA-ja do të mbajë përgjegjësi për dështimin që të zgjidhet kriza", tha Abasi.

Foto: DPA/Zyra e Presidentit palestinez 

 

QËNDRONI TË LIDHUR