• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abasi i bëri të ditur kushtet sipas të cilave Autoriteti Palestinez do ta ndërmarrë kontrollin ndaj Gazës

Abasi i bëri të ditur kushtet sipas të cilave Autoriteti Palestinez do ta ndërmarrë kontrollin ndaj Gazës

 Ramallah, 27 dhjetor 2023 (MIA)- Presidenti palestinez Mahmud Abasi i nënvizoi kushtet e nevojshme që Autoriteti Palestinez ta ndërmarrë kontrollin ndaj Gazës.

Në intervistën për kanalin egjiptian "On", Abasi e theksoi nevojën për një ndërprerje të plotë të sulmeve, dërgimin e ndihmave humanitare dhe parandalimin e zhvendosjes së palestinezëve.

 Presidenti palestinez tha se kur Izraeli do të tërhiqet nga Gaza, Autoriteti Palestinez do të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësinë dhe kontrollin mbi Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin si një shtet të vetëm palestinez.

Ai gjithashtu shprehu gatishmëri për një konferencë ndërkombëtare në çdo kohë.

"Izraeli dëshiron të mbetet këtu dhe të ndajë pjesë nga teritorret palestineze. Megjithatë, bota nuk e pranon. Teorikisht kundër kësaj është edhe SHBA-ja", potencoi Abasi.

Ai përmendi se bisedimet për armëpushim janë në vijim. Paralajmëroi edhe një takimi ku do të marrin pjesë EBA, Katari dhe vende të tjera për të diskutuar çështjen e armëpushimit dhe udhërrëfyesin e pasluftës.

 "Izraeli, (Kryeministri Benjamin) Netanjahu dhe qeveria aktuale planifikojnë t'i heqin qafe palestinezët dhe Autoritetin Palestinez" - tha ai.

Ai e përmendi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Izraelin.

"Amerikanët thonë se Izraeli nuk i dëgjon. Ne nuk u besojmë. Ajo çfarë po ndodhë në Gazë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës. Situata është më  e rëndë se Nagba në vitin 1948. Nevojiten miliarda dollarë për të filluar jetë të re në Gazë", potencoi Abasi.

Pavarësisht sfidave, Abasi shprehu shpresën për një të ardhme më të mirë për Gazën, duke theksuar se bota duhet të njohë të drejtën e popullit palestinez për liri dhe pavarësi.ss/

Foto: Arkivi 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR