• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Abas: SHBA është bashkëpunëtor në krimet e luftës izraelite

Abas: SHBA është bashkëpunëtor në krimet e luftës izraelite

Ramallah, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas tha se vetoja e SHBA-së ndaj rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së që bën thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza i bëri amerikanët bashkëpunëtorë në "krimet e luftës kundër palestinezëve".

"Presidenti Abas e përshkroi pozicionin e SHBA-së si agresiv dhe imoral, si një shkelje flagrante të të gjitha parimeve dhe vlerave humanitare dhe e mban SHBA-në përgjegjëse për gjakderdhjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës", kumtoi zyra e Abasit në një deklaratë me shkrim.

Abas e atribuoi lëvizjen e SHBA-së si "politikë të turpshme që mbështet pushtimin izraelit dhe agresionin brutal".

"Kjo politikë amerikane i bën ata bashkëpunëtorë në krimet e gjenocidit, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të kryera nga forcat okupuese izraelite kundër palestinezëve në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem", theksoi Abas.

Ai paralajmëroi se politika të tilla janë bërë të rrezikshme për botën dhe përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Abas theksoi se Autoriteti Palestinez do të mbajë një qëndrim të vendosur në përgjigje të zhvillimeve. sa/

foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR