• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Abasi kërkon nga SHBA të bëjë presion ndaj Izraelit që ta ndalojë luftën në Gazë

Abasi kërkon nga SHBA të bëjë presion ndaj Izraelit që ta ndalojë luftën në Gazë

Ramallah, 15 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas sot në Ramallah ka pritur delegacionin amerikan të kyesuar nga koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Lindjen e Mesme Bret Mekgurk dhe ndihmëssekretaren e Shtetit për Lindjen e Mesme Barbara Lif dhe u tha atyre se administrata amerikane duhet të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndaluar luftën në Rripin e Gazës.

Gjatë kohës së takimit, Abasi tha se duhet dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin duhet të përshpejtohet dhe sulmet e ushtarëve dhe kolonëve ndaj palestinezëve në bregun Perëndimor duhet të ndalen, raporton "Tajms of Izrael". 

Ai "kategorikisht i refuzoi" propozimet e supozuara izraelite që palestinezët të largohen nga Gaza, Bregu Perëndimor ose Jerusalemi. Abasi përsëriti se nuk ka zgjidhje ushtarake për Rripin e Gazës dhe se territori është "një pjesë integrale e shtetit të Palestinës.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR