• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abas e ka pranuar dorëheqjen e qeverisë palestineze

Abas e ka pranuar dorëheqjen e qeverisë palestineze

Ramallah, 26 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Mohamad Shtaje dhe qeverisë së tij të parashtruar sot më herët, thuhet në kumtesën e Zyrës së presidentit.

Abas ka nxjerrë një dekret duke pranuar dorëheqjen dhe urdhëroi qeverinë e Shtajes që të vazhdojë punën "përkohësisht derisa të formohet një qeveri e re", thuhet në komunikatë.

Sot më herët Shtaje kumtoi se ia ka dorëzuar Abasit dorëheqjen. Shtaje shtoi se dorëheqejn e ka parashtruar të martën e kaluar, por dorëheqjen me shkrim e ka dorëzuar sot.

"E dorëzoj dorëheqjen e Qeverisë deri tek zoti presidenti", tha Shtaje, duke shtuar se hapi vjen pas "zhvillimit të ngjarjeve që lidhen me agresionin në Rripin e Gazës dhe përshkallëzimin në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalem". rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR