• e enjte, 26 dhjetor 2024

Abas e emëroi Mohamed Mustafa kryeministër

Abas e emëroi Mohamed Mustafa kryeministër

Ramallah, 14 mars 20245 (MIA) - Presidenti palestinez, Mahmud Abas sot e ka emëruar kryetarin e Fondit investues palestinez, Mohamed Mustafa për kryeministër dhe e obligoi të formojë qeveri të re.

Emërimi i Mustafës  dhe formimi i qeverisë teknokratike paraqet hap të parë politik ndaj reformimit të administratës palastineze pas shpërthimit të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Vendet arabe dhe perëndimore janë të ndara rreth asaj nëse kryeministri i ri do të jetë mjaftë i pavarur nga Abasi kur bëhet fjalë për zbatimin e reformave të brendshme.

Qëllimi kryesor i qeverisë së re është ta stabilizojë administratën palestineze në Bregun Perëndimor dhe ta përgatit administratën palestineze për rolin e saj potencial në menaxhimin me Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR