• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Abas: Autoritetet palestineze nuk pajtohen me përjashtimin e Rusisë nga negociatat paqësore të Lindjes së Afërt

Abas: Autoritetet palestineze nuk pajtohen me përjashtimin e Rusisë nga negociatat paqësore të Lindjes së Afërt

Moskë, 14 gusht 2024 (MIA) - Autoritetet palestineze në asnjë mënyrë nuk do të pajtohen me përjashtimin e Rusisë nga negociatat paqësore në Lindjen e Afërt, tha presidenti palestinez Mahmud Abas në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve.

“Rusia gjithmonë ka kërkuar dhe po kërkon mënyra për një zgjidhje paqësore dhe përpiqet për një “zgjidhje të drejtë të çështjes së Lindjes së Afërt në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Dhe të mos harrojmë rolin (e Rusisë) në "Kuartetin e Lindjes së Aflrt". SHBA-ja gjithmonë ka dashur ta përjashtojë Rusinë nga ky proces. Në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë ta përjashtojmë Rusinë nga çdo platformë për një zgjidhje të Lindjes së Afërt, sepse ajo merr një qëndrim vërtet të drejtë për çështjen e Lindjes së Afërt bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha Abas. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR