Abas: Armata izraelite do ta sulmojë qytetin Rafa në ditët në vijim
- - Presidenti i Vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abas sot paralajmëroi se armata izraelite gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë ofensivë tokësore mbi qytetin Rafa, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
- Post By Fitore Curri
- 12:31, 28 prill, 2024
Ramalla, 28 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Vetëqeverisjes palestineze Mahmud Abas sot paralajmëroi se armata izraelite gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë ofensivë tokësore mbi qytetin Rafa, në pjesën jugore të Rripit të Gazës.
Rafa për momentin është shtëpia e rreth 1,45 milionë njerëzve, prej të cilëve shumica më parë ishin zhvendosur nga pjesët e tjera të enklavës, përderisa shqetësimi për situatën humanitare në Gazë rritet. Abasi theksoi se SHBA-ja është vendi i vetëm i cili mund të parandalojë sulm izraelit mbi Rafa.
Presidenti palestinez shprehu shqetësim për shkak të zhvendosjes së dhunshme të popullatës palestineze nga Bregu Perëndimor nën udhëheqjen e Vetëqeverisjes palestineze, pasi armata izraelite do të "mbarojë me Gazën".
Ai theksoi se Vetëqeverisja palestineze refuzon të pranojë pastrim etnik të palestinezëve nga të dyja territoret dhe shtoi se vetëqeverisja palestineze kërkon që të ndërpritet konflikti dhe t'i ofrohet ndihmë popullatës. fc/
Fotografia: Arkivi