• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Abas: Administratë palestineze do të ndërmerr përgjegjësi për Gazën nëse ka zgjidhje politike

Abas: Administratë palestineze do të ndërmerr përgjegjësi për Gazën nëse ka zgjidhje politike

Ramallah, 5 nëntpor 2023 (MIA) - Presidenti i Administratës palestineze, Mahmud Abas ka bërë thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës në takimin me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, njofton DPA.

Abas gjithashti, ka bërë thirrje që të lejohet ndihmë më i madhe dhe karbiurant në zonën bregdetare, e cila është nën bllokadë të Izraelit.

Në takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Entoni Blinken në Bregun Perëndimor, Abas tha se Autoriteti palestinez është gati të marrë përgjegjësinë e plotë për Rripin e Gazës si pjesë e një zgjidhjeje politike gjithëpërfshirëse.

Kjo zgjidhje politike do të përfshijë Bregun Perëndimor të pushtuar, Jerusalemin lLndor dhe Gazën pas përfundimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit, i cili sundon Gazën.

Abas theksoi se siguria dhe paqja mund të arrihen duke i dhënë fund kontrollit ushtarak izraelit mbi territorin e "shtetit të Palestinës" dhe duke njohur Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij, raportojnë mediat izraelite.

Ai përsëriti gjithashtu se Organizata për çlirimin e Palestinës (PLO) është e vetmja përfaqësuese legjitime e popullit palestinez dhe e vetmja vendimmarrëse. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR