• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ekspertët ekonomikë paralajmërojë rrezik nga recesioni në Evropë deri në fund të vitit

Ekspertët ekonomikë paralajmërojë rrezik nga recesioni në Evropë deri në fund të vitit

Mynih, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ekspertët ekonomikë janë të shqetësuar për rrezikun e recesionit në vendet evropiane deri në fund të vitit 2024, tregojnë rezultatet e kërkimit tremujor të ekspertëve ekonomikë (EES) të publikuara sot nga Instituti për Kërkime Ekonomike IFO nga Mynihu dhe Instituti Zviceran për Politikë Ekonomike.

Në Evropë, pritshmëritë janë mjaft heterogjene, me ç'rast ekspertë nga Gjermania, Britania e Madhe dhe Holanda parashikojnë se probabiliteti për recesion në vendet e tyre është 38 për qind. Në raportin e sotëm theksohet, se një vështrim më i afërt në Evropë tregon se probabiliteti i perceptuar për recesion varion nga 8 për qind (për Maqedoninë e Veriut) deri në 60 për qind (për Bosnjën e Hercegovinën). Për Serbinë probabiliteti është nga 25 deri në 30 për qind.

Probabiliteti për recesion në Itali deri në fund të vitit është 27 për qind, në Francë 23 për qind, në Spanjë 22 për qind.

Duke parë sipas rajoneve, ekspertë nga Evropa Lindore, Amerika e Jugut, Amerika e Veriut, Evropa Veriore dhe Evropa Perëndimore tregojnë shqetësim më të madh për shkak të një recesioni të mundshëm

Sipas ekspertëve, faktorë kryesorë që mund të ndikojnë në një recesion të mundshëm janë ngjarjet gjeopolitike dhe rritja e çmimeve të energjensave.

Ekspertët presin rritje ekonomike globale prej 2,4 për qind në vitin 2024 dhe përshpejtim të saj deri në 2,9 për qind në vitin 2025 dhe deri në 3,3 për qind në vitin 2027.

Parashikimet janë mjaft të zymta për shumicën e vendeve të Evropës Perëndimore, pasi sipas ekspertëve pritet një rritje modeste prej 0,6 për qind në Gjermani në vitin 2024, Britani e Madhe 0,5 për qind, Austri 0,9 për qind. ls/

Foto: piksabej

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR