• e martë, 24 shtator 2024

МIА Paralajmërime МКD (PLT)

МIА Paralajmërime МКD (PLT)

23 shtator 2024

Nju-Jork - Në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, timço Mucunski do të realizojë takim pune me kolegun e tij grek, Jorgos Gerapetritis.

Shkup - Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërsë, Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kuvend: 

- Ceremonia e pritjes zyrtare me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (10:30 - 10:40, ekipet e gazetarëve të paraqiten në orën 9:00)

- Takim tet-a-tet i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi me Spiropalin. (Kabineti i kryetarit/10:40 - 10:50)

- Takim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, Afrim gashi me kryetaren e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë Spiropali dhe delegacionin. (Salla "Skalitje"/10:50 - 11:20)

- Nënshkrim i Spiropalit në Librin e përshtypjeve, pas çka Gashi dhe Spiropali do të kenë deklarata për mediumet. (Holli i portreteve/11:25 - 11:45)

- Takim i Spiropalit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. (Salla e Strugës/11:50 - 12:20)

- Takim i Spiropalit me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. (Salla e Qeverisë/12:25 – 12:45)

Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/11:00)

Shkup - Mbledhje e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. (Salla 4/12:30)

Shkup - Konferencë për shtyp e drejtorit të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Ilija Stoilev. (Salla për takime në Agjenci/11:00)

Shkup - Kinoteka do të jetë nikoqire e konferencës me temë "Zbatimi dhe krijimi i video-përmbajtjeve për qëllime mësimore". (12:00)

Shkup - Shënimi i Ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave në organizim të Forumit arsimor rinor dhe Shoqatës së personave të shurdhër "Shenja e re" në kuadër të Aktivitetit të USAID-it për të rinj të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi. (Qendra kulturore rinore/18:00)

_________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr përgjegjësi për rinjoftim nëse vjen deri te ndrshimi i termineve***

QËNDRONI TË LIDHUR