• e premte, 27 dhjetor 2024

Pianoja e Fredi Merkjurit shitet në ankand për dy milionë euro

Pianoja e Fredi Merkjurit shitet në ankand për dy milionë euro

Londër, 7 shtator 2023 (MIA) - Pianoja e vogël e koncerteve të Fredi Merkjurit, në të cilën ai i ka kompozuar pothuajse të gjitha partiturat e tij nga "Rapsodi Boehiman" është shitur dje në mbrëmje për 1.742.000 stërlina (rreth dy milionë euro) në ankandin në "Sotbi" në Londër. "Jamaha G-2" ishte oferta kryesore e ankandit me mijëra artikuj që i përkisnin këngëtarit.

Vlera e caktuar për pianon, të cilën e ka publikuar shtëpia e ankandit  "Sotbi" ka qenë dy deri në tre milionë stërlina (2.3 deri 3.5 milionë euro).

Këngëtari britanik ndryshe i lindur si Farok Bulsara, i cili vdiq prej SIDA-s në vitin 1991 në moshën 45 vjeçar, në vitin 1975 e ka blerë pianon për një mijë stërlina. Vetë dorëshkrimi i "Bohemian Rhapsody" - ndoshta hiti më i madh i grupit të tij "Kuin" i cili ishte pjesë i albumit "A Night At The Opera" prej vitit 1975, është shitur për 1.3 milionë funta (1.6 milionë euro).

Ato 15 faqe të shkruara me laps dhe stilolaps zbukurojnë drejtimet e ndryshme të artistit në krijimin e kësaj poezie e cila fillimisht supozohej të quhej "raspodi mongolie" në vend "boheme". rq/mb/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR