• e premte, 27 dhjetor 2024

Dy të vdekur dhe 20 të lënduar në Liberi - një makinë u përplas në një turmë mbështetësish të presidentit të ri

Dy të vdekur dhe 20 të lënduar në Liberi - një makinë u përplas në një turmë mbështetësish të presidentit të ri

Monrovija, 21 nëntor 2023 (MIA) - Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa shumë të tjerë janë lënduar pasi një shofer mbrëmë me makinën e tij  është përplasur mbi mbështetësit e Xhozef Boakai, vetëm disa orë pasi ai u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale në Liberi, njoftuan burime spitalore, policore dhe politike.

Nëpunësi i i policisë nuk e ka thënë shkakun e aksidentit, raportojnë mediat franceze.

Zëdhënësi i partisë të Boakait tregon se nuk ka dyshim se vepra ka qenë e qëllimshme. Shoferi ka ikur", deklaroi nëpunësi.

"Dy persona humbën jetën edhe një është në gjendje të rëndë", deklaroi mbrëmë Sia Vata Kamanor nga Qendra spitalore "Xhon F. Kenedi në Monrovia gjaë natës. 

Njëzet persona janë lënduar, shtoi ajo.

Incidenti ka ndodhur në të njëjtën mbrëmje kur Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve e shpalli fitoren e ngushtë të Xhozef Boakait ndaj presidentit aktual Xhorxh Bea në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtur më 14 nëntor. 

Në vend pati druajtje nga trazira pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, të cilat u mbajtën në një atmosferë paqësore dhe u vlerësuan nga partnerët e huaj të Liberisë, e cila në vitin 2003 doli nga vitet e gjata të luftës civile.

Mbështetësit e Boakait, mbrëmë, mes orës 21 dhe 22 me orën lokale, po festonin fitoren para ambienteve të partisë në qendër të kryeqytetit, kur një automjet i parkuar jo shumë larg grupit fillimisht ndezi dritat, më pas i fiku dhe goditi grupin, deklaroi, bazuar në dëshminë e të pranishmëve, zëdhënësi i Partisë së Unitetit, Mohamed Ali.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale treguan shumë njerëz në tokë të mbuluar me gjak, ndërsa disa po ndihmoheshin dhe të tjerë ishin shtrirë të palëvizur.

Nëpunësi  i policisë Melvin Sacko deklaroi se automjeti goditi njerëzit dhe mori flakë, pa specifikuar numrin e saktë të viktimave. Ai vetëm konfirmoi se të paktën 16 persona, 12 burra dhe katër gra, u pranuan në qendrën spitalore. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR