• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Britania e Madhe i ka siguruar Ukrainës anije dhe pajisje për ta forcuar marinën

Britania e Madhe i ka siguruar Ukrainës anije dhe pajisje për ta forcuar marinën

Londër, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe sot njoftoi se ka siguruar anije dhe pajisje të reja për ta forcuar aftësinë luftarake të Marinës së Ukrainës.

"Britania e Madhe do t'i sigurojë Ukrainës dy anije Sandaun, 20 automjete amfibe Viking, 23 anije sulmuese Rajder. U jemi mirënjohës partnerëve tanë për kontributin e tyre të rëndësishëm në sigurinë e Detit të Zi”, njoftoi Ministri ukrainas i Mbrojtjes në platformën Iks (Tuiter).

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps deklaroi se Britania e Madhe së bashku me Norvegjinë do t'i mbledhë anëtarët me qëllim për ta thyer bllokadën e Ukrainës. 

“Fitorja në Detin e Zi është çelësi i përpjekjeve ushtarake të Ukrainës. Është thelbësore të rindërtojnë ekonominë e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të financojë luftën e saj kundër makinerisë luftarake të Putinit”, tha ministri britanik në platformën "Iks".

Siç njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes, Britania e Madhe dhe Norvegjia së bashku do ta udhëheqin Koalicionin e kapaciteteve detare, e cila do të ofrojë plan për zhvillim të Marinës ukrainase.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR