• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Një kamikaz ka vrarë nëntë ushtarë pakistanezë

Një kamikaz ka vrarë nëntë ushtarë pakistanezë

 Islamabad, 1 shtator 2023 (MIA) - Një kamikaz ka vrarë nëntë ushtarë i cili me motoçikletën e tij është përplasur në një automjet ushtarak në veriperëndim të Pakistanit, i cili është sulmi më i përgjakur ndaj armatës këtë vit, njoftuan sot personat zyrtarë, lajmëroi DPA.

 Pesë ushtarë të tjerë u plagosën në sulmin gjatë natës në rrethinën e Banus, një qytet i vogël  afër rajonit Vazirstan në afërsi të kufirit me  Afganistanin. Rajoni dikur ishte nën kontrollin e luftëtarëve islamikë të lidhur me grupin militant të Al Kaidës.

Në kumtesën e ushtrise theksohet se ushtarët e kanë rrethuar zonën pas bombardimit dhe po kerkojnë autorët.

 Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë  për sulmet e fundit, por edhe talibanët pakistanezë dhe grupi militant  Shteti Islamik, i kanë sulmuar forcat e sigurisë dhe civilët në rajon.

 Talibanët pakistanezë , të cilët janë ndarë nga kolegët e tyre afganë,  si dhe dy grupet e ndjekin të njëjtën formë të fortë të islamit sunit, vranë dhjetëra mijë njerëz në sulme të ngjajshme në dekadat e fundit.

Prej vitit 2014, ata ishin të shtyrë nga zonat përgjatë kufirit afgan në një sërë ofensivash, por pas rënies së Kabulit në duart e talibanëve afganë në vitin 2021, ata po përpiqen ta kthejnë kontrollin. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR