• e martë, 24 dhjetor 2024

Shqipëria i përfshin dronët "Bajraktar" në zbulimin e rasteve të kultivimit të kanabisit

Shqipëria i përfshin dronët

Tiranë, 13 prill 2024 (MIA) - Minisri i Punëve të Brendshme Taulant Balla sot paralajmëroi se nga java e ardhshme, dronët “Bajraktar” do të përdoren për kontrollin e territorit shqiptar për të evidentuar rastet e kultivimit të kanabisit, duke plotësuar monitorimin nga ajri me aeroplane të Guardia di Finanzës.

Ai paralajmëroi se viti 2024 duhet të jetë vit kur "fenomenit të kultivimit dhe tregtimit me kanabis do t'i shkaktohet goditje shfarosëse".

"Unë e kam thënë prej mes korrikut të vitit të kaluar kur kam marr detyrën që viti 2024 duhet të jetë dhe viti ku fenomenit të kultivimit të kanabisit duhet t’i japim dhe një goditje shfarosëse dhe dua të konfirmojë se përveç monitorimit nga ajri përmes  protokollit të bashkëpunimit që kemi me GdF këtë vit duke filluar nga java e ardhshme ne do të kemi mundësin fal edhe protokollit të bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, ne do të përdorim edhe dronët 'Bajraktar', të cilët do të bëjnë një monitorim sistematik të të gjithë territorit të Republikës së Shqipërisë me një fokus luftën kundër fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike kryesisht kanabis sativa". deklaroi Balla,

Ai shtoi se me dronët “Bajraktar”, do të ndiqen të gjitha format tjera të krimit, përfshirë këtu dhe krimet ekologjike, fenomenin e ndërtimeve pa leje apo forma të tjera të krimeve mjedisore, po ashtu dhe në kuadër të masave që lidhen me sezonin turistik. bsh/

Foto: Balla në FB

QËNDRONI TË LIDHUR