• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është zhdukur helikopteri ushtarak me nënpresidentin e Malavit dhe nëntë udhëtarë të tjerë

Është zhdukur helikopteri ushtarak me nënpresidentin e Malavit dhe nëntë udhëtarë të tjerë

Lilongve, 10 qershor 2024 (MIA) - Opinioni publik në Malavi druan se nënpresidenti i vendit Saulos Çilima mund të ketë vdekur kur helikopteri i tij bëri një ulje emergjente në pyllin Çikangava dhe nuk u ul në aeroportin Mzuzu për shkak të kushteve të jo të favorshme atmosferike.

Portali Malavi24 raportoi se zëvendëspresidenti Çilima ishte në helikopterin e Forcave të armatosura të Malavit me të cilin udhëtoi për në funeralin e avokatit Ralf Kasambare, transmeton Zimababve mejl.

Pasi nuk mundi të ulej në aeroportin Mzuzu, helikopteri u përpoq të kthehej, por dyshohet se është rrëzuar në zonën e pyllit Çikangava. mb/

Foto: Malavi24

QËNDRONI TË LIDHUR