• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është zgjeruar aktakuza ndaj Trampit

Është zgjeruar aktakuza ndaj Trampit

Uashington, 28 korrik 2023 (MIA) - Prokuroria e zgjeroi procedurën penale ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Tramp dhe një prej të punësuarve të tij, në procedurë për ruajtje të paautorizuar të dokumenteve konfidenciale, lajmëroi Zëri i Amerikës.

Në aktakuzën e zgjeruar ceket se Trampi dhe bashkëpunëtori i tij, Karlos de Oliveira kanë tentuar t'i parandalojnë hetuesit t'i rishikojnë xhirimet nga kamerat e sigurisë nga pushimorja Mar-a-Lago të ish-presidentit amerikan.

Aktakuza është zgjeruar për tre pika, me çka numri i përgjithshëm është 40, sepse Trampi sërish është i akuzuar për mbajtje të paligjshme të informatave konfidenciale lidhur me mbrojtjen kombëtare. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR