• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është ulur umri i rasteve me masa PH të zbatuara, ndërsa është dyfishuar numri i personave që mbulohen me ato, tregon raporti i PP-së për vitin 2022

Është ulur umri i rasteve me masa PH të zbatuara, ndërsa është dyfishuar numri i personave që mbulohen me ato, tregon raporti i PP-së për vitin 2022

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Gjatë vitit 2022 është dyfishuar numri i personave të përfshirë me masa të posaçme hetimore në krahasim me vitin paraprak, ndërsa trend i lehtë në rritje vërehet edhe në numrin e rasteve të përfshira me masa të tilla, tregon Raporti për zbatimin e masave të posaçme hetuese gjatë vitit 2022, të cilat janë shpallur nga Prokuroria Publike dhe janë dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën kohë, numri i rasteve në të cilat janë aplikuar masa të tilla është zvogëluar, gjë që tregon drejtpërdrejt se vitin e kaluar objekt i ndjekjes penale ishin forma më komplekse të krimit të organizuar dhe organizatat kriminale ku përfshiheshin më shumë persona.

"Në prokuroritë themelore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2022 me masa të posaçme hetimore nga neni 252 i Ligjit për procedurë penale janë përfshirë gjithsej 413 persona me identitet të konstatuar, 2 persona me identitet të pacaktuar dhe 136 lëndë penale. Ose nëse analizohet numri i lëndëve, me aplikimin e masave të posaçme hetimore janë siguruar prova në gjithsej 53 lëndë që janë trajtuar nga prokuroritë publike. Për krahasim, në vitin paraprak 2021 janë zbatuar masa të veçanta hetimore në të gjitha prokuroritë themelore publike në gjithsej 59 raste ndaj 204 personave me identitet të konstatuar, 11 personave me identitet të pacaktuar dhe 126 lëndëve penale", tregon raporti i PPRMV-së.

Masat e posaçme hetimore më të aplikuara në vazhdimësi me vitet e mëparshme janë masat nga neni 252 paragrafi 1 pika 1 (Monitorimi dhe regjistrimi i komunikimeve telefonike dhe të tjera elektronike) dhe nga neni 252 paragrafi 1 pika 3 (Monitorimi dhe regjistrimi i fshehtë i personave dhe sendeve me mjete teknike jashtë shtëpisë ose hapësirës së biznesit të shënuar si private).

Masat e posaçme hetimore, siç bëjnë me dije nga PPRMV-ja, në të shumtën e rasteve janë përdorur për sigurimin e provave për veprën penale - Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 i Kodit Penal.

"Masat e posaçme hetimore janë një përgjigje e fortë dhe adekuate për përballjen dhe përgjimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit dhe formave të tjera të rënda të krimit. Format moderne të krimit, veçanërisht krimi i rëndë dhe i organizuar, nuk mund të zbulohen dhe të sigurohen prova për to pa zbatimin e masave të veçanta hetimore. Ato përcaktohen vetëm për krime më të rënda dhe kur ka gjasa që me mjete të tjera provuese të mos jetë e mundur dhe efikase të sigurohen të dhënat dhe provat e nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale", thuhet në kumtesën nga PPRMV-ja.

Masat e posaçme hetimore për Prokurorinë Publike i zbaton Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të kompetencave të rregullta dhe nuk paraqet raport për shpenzimet e zbatimit të këtyre masave. ls/

Foto: PPRMV

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR