• e mërkurë, 02 tetor 2024

Është shpallur thirrja për "Hulumtoje BE-në", mund të aplikojnë edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut të lindur në vitin 2005

Është shpallur thirrja për

Bruksel, 5 tetor 2023 (MIA) - Komisioni Evropian e publikoi  Thirrjen e re në kuadër të projektit "Hulumtoje BE"-në, në kuadër të të cilit në 36.000 të rinj në vitin 2005 do tu ndahen bileta falas për udhëtim përgjatë Evropës, në të cilën mund të paraqiten edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut. 

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, të drejtë të paraqitjes në thirrje, e cila do të zgjasë deri më 18 tetor në orën 12 sipas kohës së evropës mesme, kanë të lindurit në periudhën nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2005. 

Që të marrin biletë për udhëtim, të rinjtë duhet të aplikojnë në Portalin Rinor Evropian dhe të përgjigjen në kuiz pyetje. Aplikuesit e përzgjedhur do të mund të udhëtojnë përgjatë Evropës në periudhën deri 30 ditë nga 1 marsi i vitit 2024 deri 31 maj 2025.

Në thirrje mund të aplikojnë të rinj nga Bashkimi Evropian dhe nga vendet e përfshira me Programin Erasmus+, gjegjësisht Maqedonia e Veriut, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Serbia dhe Turqia. 

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të eksplorojnë Rrugën e re Evropiane Bauhaus, e nisur në janar 2023, e cila synon të frymëzojë të rinjtë në zgjedhjen e destinacioneve të tyre dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë që Bashkimi Evropian të jetë "i bukur, i qëndrueshëm, i bashkuar".  Ata do të jenë në gjendje të kombinojnë destinacione të ndryshme, të vizitojnë kryeqytetet evropiane të kulturës dhe vendet nga Lista e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s ose mbajtësit e etiketës së trashëgimisë evropiane.

Nga viti 2018 në kuadër të këtij projekti janë ndarë 248.000 bileta për udhëtim të evropianëve të rinj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR