• e enjte, 26 dhjetor 2024

Shkarkohet anija e parë me ndihmë humanitare që mbërriti në Gazë

Shkarkohet anija e parë me ndihmë humanitare që mbërriti në Gazë

Gazë, 16 mars 2024 (MIA) - Ngarkesa nga anija e parë me ndihmë humanitare që mbërriti në Rripin e Gazës është shkarkuar dhe po përgatitet për shpërndarje tek popullata e kërcënuar nga uria pas pesë muajsh luftë, kumtoi sot organizata joqeveritare "Kuzhina qëndrore botërore".

Ngarkesa prej gati 200 ton ushqime u transportua nga Qiproja me një anije të organizatës joqeveritare spanjolle “Open Arms”, e cila u nis të martën nga porti qipriot Larnaka dhe dje mbërriti në Gazë.

Pas mbërritjes, anija u ankorua në një breg të përkohshëm, ndërsa ndihma humanitare u ngarkua në 12 kamionë.

Ushqimi i dërguar duhet të përdoret për të përgatitur ushqime për banorët e pjesës veriore të Rripit të Gazës, ku situata humanitare është veçanërisht e vështirë.

Ushtria izraelite dje publikoi se anija ka kaluar një kontroll të plotë sigurie dhe se janë dërguar ushtarë për të siguruar zonën ku është shkarkuar ngarkesa në bregun jugperëndimor të qytetit Gaza.

Kjo është anija e parë që ka lunduar përmes korridorit detar të hapur nga Qiproja, vendi më i afërt i BE-së me Rripin e Gazës, për shkak të situatës urgjente humanitare dhe sasisë së pamjaftueshme të ndihmës që arrin përmes tokës në atë enklavë nën rrethimin izraelit. 

"Kuzhina qëndrore botërore" kumtois e po ngarkohet edhe një anije me ndihmë në Larnaka, por deri më tani nuk dihet se kur do të niset për në Gazë.

Komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat joqeveritare, megjithatë, theksojnë se korridori detar dhe dërgimi i ndihmës nga ajri me parashuta nuk mund të zëvendësojë rrugët tokësore. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR