• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është paralajmëruar konventë për promovimin e Danella Arsovskës si kryetare të Alternativës së Re

Është paralajmëruar konventë për promovimin e Danella Arsovskës si kryetare të Alternativës së Re

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Konventë për promovimin e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska për kryetare të re të partisë politike Alternativa e Re është paralajmëruar për nesër në mbrëmje në Shkup.

Konventa, sipas paralajmërimit, do të mbahet në h. "Kontinental" me fillim në orën 18:00.

"Kemi nderin t'ju ftojmë në konventën për promovimin e kryetares së re të partisë politike Alternativa e Re Danella Arsovska. Konventa do të mbahet nesër me datë 17.01.2024 (e mërkurë) në ora 18:00, në sallën e Kristalit, Hotel “Kontinental”, qëndron në ftesën për konventë nga partia.

Arsovska paraprakisht në një intervistë televizive informoi se po përgatitet të formojë parti politike.

Në intervistë për emisionin "Klik plus" në TV 21 më 5 janar e pyetur nëse mendon për formimin e një partie politike, u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se janë në proces të formimit të saj, por nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse mund të pritet pjesëmarrje e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuar për maj të këtij viti. ls/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR