Është normalizuar furnizimi me ujë në rajonet e goditura nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, në veri të Kosovës
- Ministrja e Kosovës e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në mëngjes kumtoi se është normalizuar furnizimi me ujë në rajonet e goditura nga sulmi terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, në veri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:57, 1 dhjetor, 2024
Prishtinë, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Ministrja e Kosovës e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot në mëngjes kumtoi se është normalizuar furnizimi me ujë në rajonet e goditura nga sulmi terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, afër Zubin Potokut, në veri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Rizvanolli në faqen e saj në Fejsbuk shkroi se mbrëmë vonë ka filluar furnizimi me ujë në jug të Mitrovicës, veri të Mitrovicës dhe në Zveçan.
"Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit", ka shkruar Rizvanolli.
Të premten natën, në Zubin Potok ndodhi një shpërthim në kanaloin e ujësjellësit Ibër-Lepenc, me ç'rast janë rrezikuar furnizimi me ujë dhe rrymë për qindra mijë qytetarë në disa qytete të Kosovës. Lidhur me këtë ngjarje, të cilin Prishtina zyrtare, si dhe komuniteti ndërkombëtar, e vlerësuan akt terrorist, Policia e Kosovës në aksion të madh në veri të Kosovës, të populluar me popullatë shumicë serbe, dje arrestoi tetëp persona dhe konfiskoi materiale të shumta dëshmuese, si dhe arsenal të armëve dhe municionit, mjete shpërthyese, pajisje të llojllojshme, përfshirë edhe qindra uniforma dhe pajisje ushtarake.