• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është ndërprerë bojkoti i makinistëve, nga nesër do të normalizohet plotësisht qarkullimi hekurudhor

Është ndërprerë bojkoti i makinistëve, nga nesër do të normalizohet plotësisht qarkullimi hekurudhor

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Që nga pasditja e sotme është ndërprerë bojkoti i makinistëve pasi janë plotësuar kërkesat e tyre - është paguar pjesa e dytë e pagës së muajit shkurt dhe shpenzimet e udhëtimit për muajin mars.

Kryetari i Sindikatës së Makinistëve dhe përfaqësuesi i stafit mekanik dhe ekzekutiv, Toni Dimovski, në një deklaratë për MIA-n konfirmoi se kërkesat e tyre janë përmbushur dhe se nga sot pasdite pritet që qarkullimi i mallrave të normalizohet, ndërsa nga nesër edhe qarkullimi rrugor nga ora 06:00.

Sindikata ka pasur dje një takim me menaxhmentin e kompanisë, të cilit i është premtuar se paga do të paguhet sot.

Bojkoti i stafit mekanik dhe ndihmës në Hekurudhat e RMV Transport ka zgjatur 12 ditë, gjatë të cilave është ndërprerë qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR