• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është miratuar testi i parë që në shtëpi zbulon edhe kovidin edhe gripin

Është miratuar testi i parë që në shtëpi zbulon edhe  kovidin edhe gripin
Uashington, 1 mars 2023 (MIA) - Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar testin e parë që në shtëpi mund të zbulojë edhe kovidin edhe gripin.
 
Testi përdor strisho nga hunda që mund të japë rezultate në rreth gjysmë ore, ndërsa shitet pa recetë në SHBA.

Mund të përdoret në mënyrë të pavarur nga kushdo mbi moshën 14 vjeç, si dhe nga të rriturit për të testuar fëmijët mbi dy vjeç.

Testi mund të identifikojë rezultat negativ për virusin e tipit A që shkakton gripin me më shumë se 99 përqind saktësi dhe rezultat pozitiv me më shumë se 90 përqind saktësi.

Është 100 për qind i saktë për mostrat negative të Kovid dhe më shumë se 88 për qind për rezultate pozitive, njofton Si-En-En.

Duke vënë në dukje se të gjitha testet mbartin rrezikun e rezultateve false-pozitive ose false-negative, FDA këshillon njerëzit që rezultojnë pozitivë për gripin ose kovidin të marrin masa paraprake për të shmangur përhapjen e sëmundjes.

Nëse është e nevojshme për të trajtuar pacientin, rezultatet negative duhet të konfirmohen me një test laboratorik, shtoi FDA. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR