• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është konfirmuar infektimi me virusin MERS në EBA

Është konfirmuar infektimi me virusin MERS në EBA

Abu Dabi, 25 korrik 2023 (MIA) - Një person në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është testuar pozitivisht me MERS apo Sindromin respirator të Lindjes së afërt, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë.

Rast i ri me MERS, i njohur so MERS-KoV, sepse është virus nga familja e koronavirusit, është regjistruar në Al Ain, pjesë e Abu Dabit, por ende nuk dihet burimi i infektimit.

Pacienti (28) është pranuar në spital më 8 qershor, por diagnoza i është caktuar madje më 23 korrik pasi që testi tregoi se është pozitiv me MERS. EBA për këtë rast menjëherë e ka informuar OBSH-në. Hollësi për gjendjen shëndetësore të burrit nuk janë kumtuar, por dihet se burri nuk është punonjës shëndetësor apo shtetas i EBA-së.

Të gjithë 108 personat të cilët ishin në kontakt me personin e infektuar janë trestuar për virusin dhe rezultatet janë negative.

MERS kryesisht është sëmundje respiratore e cila shkakton simptoma iç janë temperaturë të lartë, kollitje dhe frymëmarrje të vështirësuar. Në disa raste, ajo mund të shkaktojë pneumoni.

Infeksioni MERS për herë të parë është vërejtur në vitin 2012 në Lindjen e Afërt,ku pati numër më të madh të infektimeve. ab/

Foto: MIA arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR