Është konfirmuar gjoba e Barcelonës prej 500 mijë eurosh
- Gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS) konfirmoi vendimin e Federatës evropiane të gutbollit (UEFA) e cila e gjobiti Barcelonën me 500 mijë euro për shkelje financiare në sezonin 2022/23, kumtoi shërbimi për shtyp i gjykatës.
Lozanë, 17 tetor 2024 (MIA) - Gjykata e arbitrazhit sportiv (CAS) konfirmoi vendimin e Federatës evropiane të gutbollit (UEFA) e cila e gjobiti Barcelonën me 500 mijë euro për shkelje financiare në sezonin 2022/23, kumtoi shërbimi për shtyp i gjykatës.
Gjykata arriti në përfundimin se klubi katalanas ka shkelur dy pika të rregullave për fer-plej financiar, ndaj dhe dënimi ishte i justifikuar.
Barcelona iu nënshtrua sanksioneve monetare për raportim të pasaktë. Oda për revizion financiar e UEFA-s kumtoi se klubi raportoi gabimisht fitimin nga shitja e aktiveve jo-materiale në raportin e tij të vitit 2022, që sipas rregullave nuk janë të ardhura të kualifikuara.
Barcelona dorëzoi ankesë për të hequr gjobën, por ajo u refuzua. ls/
Foto: EPA