• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është hapur hetim kundër gjeneralit Zalluzhni për pajisje të gjetura misterioze në zyren e tij

Është hapur hetim kundër gjeneralit Zalluzhni për pajisje të gjetura misterioze në zyren e tij

Kiev, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Shërbimi ukrainas i sigurisë ka hapur hetim për pajisjet për grumbullim të informatave, të gjetura në zyret që duhej t'i shfrytëzonte gjenerali Valerij Zalluzhni, kryekomandanti i armatës ukrainase.

Hetimi është inicuar sipas nenit të Kodit penal të Ukrainës për "përfitim të paligjshëm, shitje apo përdorim të mjeteve speciale teknike për grumbullim të informatave", lajmëroi shërbimi i sigurisë në platformën Telegram.

"Potencojmë se pajisja nuk është gjetur në zyren e Zalluzhnit,por një një prej dhomave që ai mund ta kishte përdorur për punë në të ardhmen", shtohet në kumtesën e shërbimit për siguri, në të cilën ceket se pajisja nuk është në gjendje operative, transmetojnë mediumet britanike.

Zalluzhni dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në disa muajt e fundit janë në konfrontim të hapur lidhur me luftën me Rusinë. Gjenerali pohon se konflikti po hyn në fazën që do t'i mundësojë Moskës t'i ripërtërijë forcat e veta ushtarake, përderisa Zelenski nuk dakordohet me atë pohim, theksojnë mediumet britanike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR