• e diel, 06 tetor 2024

Është gjetur pjesa e dytë e aeroplanit "Embraer" në të cilin humbi jetën Prigozhini

Është gjetur pjesa e dytë e aeroplanit

 Moskë, 25 gusht 2023 (MIA) - Është gjetur pjesa e dytë e aeroplanit “Embraer” në të cilin pardje në mbrëmje humbi jetën lideri i grupit “Vagner”, Evgenij Prigozhin.

 Lokacioni ku u gjet pjesa e dytë e aeroplanit mund të jetë shumë e rëndësishme për hetimin e shkakut të rrëzimit të aeroplanit  ku humbi jetën Prigozhini.

 Mediat ruse publikuan edhe një video të pjesës së dytë të aeroplanit të Prigozhinit, i cili përbëhet nga krahë dhe pajisje për ulje, në të cilat nuk ka asnjë gjurmë të mbrojtjes kundërajrore.

Foto: Skrinshot Al Xhezira 

 

QËNDRONI TË LIDHUR